Rama poston foton me ish-ministrin norvegjez me të cilin ka një të përbashkët interesante

218

Kryeministri Edi Rama është takuar në selinë e World Economic Forum në Nju Jork, me Presidentin Borge Brente.

 

Shefi i qeverisë veç të tjerash shkruan se me të e lidh përdorimi i atleteve gjatë ushtrimit të detyrës.

 

“Në selinë e World Economic Forum në Nju Jork, me Presidentin Borge Brente, ish-ministri i jashtëm i Norvegjisë, me të cilin përveç bashkëpunimit dhe miqësisë, na lidh edhe përdorimi i atleteve në kostumin zyrtar”, shkruan Rama.