Parashikimi i motit! Meteorologu: Tetori nuk do të jetë normal

Reshjet e shiut që kanë nisur prej pak ditësh, kanë vazhduar dhe mëngjesin e sotëm. Meteorologu Hakil Osmani tha për Report Tv se shirat do të vijojnë deri pasditen e sotme dhe më pas do të kemi përmirësim gradual të kushteve meteorologjike.

 

“Ditën e sotme në orët vijuese pritet që të jenë me vranësia dhe shira në zonat veriore dhe qendrore. Nga nesër dhe në vijim pritet një përmirësim gradual dhe vranësirat do të jenë në zonat malore. Temperaturat në fundjavë do të kulmojnë me 31-32 gradë” tha ai.

 

E ndërsa muaji shtator, do të mbyllet me vlera më të larta se normalja, për stinën në të cilën ndodhemi, e njëjta situatë do të vijojë dhe me muajin tetor, ku temperaturat do të arrijnë në 30 gradë celsisus.

 

“Muaji tetor nuk do të jetë normal, pasi është 2-3 gradë më i lartë se vlerat normale, diku te 30 gradë. Përsa i përket reshjeve është muaji i vjeshtës dhe reshjet do të jenë prezente në 15 ditëshin e dytë”.

 

Një ditë pas lëkundjeve të tërmetit që preku vendin tonë, në mbrëmjen e 22 shtatorit nisën reshje të dendura shiu, që shkaktuan përmbytje në disa zona në Tiranë por dhe në qytetet përreth.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Marjan Ndërshtiqaj: “Çdo votë, një farë shprese për Shkodrën që lulëzon”

Në përmbyllje të një fushate intensive e të mbushur...

Perurimi i Xhamise se plumbit, Ndershtiqaj: Deshmi e historise dhe bashkejeteses

Xhamia e Plumbit, një monument unik që ka qëndruar...

Ndershtiqaj takim me mjeket e Shkodres: Pas 11 majit vijon bashkepunimi

Në krah të mjekëve që shpëtojnë jetë, çdo ditë....

Takim ne sheshin “Preke Cali” , Ndershtiqaj: Deshmi e besimit te qytetareve te PS

Takimi me banorët në sheshin “Prek Cali” ishte një...