Këndoi teksa toka dridhej, Aurela Gaçe tregon frikën për të bijat: Qeshja se isha paguar, s’i shpëtoja dot dhe po…

Këngëtarja Aurela Gaçe ka rrëfyer për publikun se si i ka kaluar çastet e panikut teksa Shqipëria tronditej nga tërmeti. Në një status në Instastory, Gaçe shkruan se ndodhje në skenë duke kënduar, ndërkohë që i gjithë vnedi dridhej.

Ndër rreshta, ajo shpjegon se vajzat e saj i kishte lënë me gjyshen dhe teksa qeshte në skenë, pasi për atë ishte paguar, mendjen e kishte tek ato të dyja por nuk kishte çfarë të bënte.

Në fund Aurel shkruan se mirë është të buzëqeshësh sepse të keqes asnjëherë nuk idihet.

“Mbrëmë deri në orët e para të mëngjesit shumë nga ju ishit jashtë, prisnit qametin. Unë isha në punë, këndoja pikërisht në momentet kur paniku kishte kapluar shqiptarët, imagjinoni larg fëmijëve. Edhe të ikësh nga skena, a mbërrin dot t’i shpëtosh? A arrin dot të çash trafikun e madh të krijuar nga ankthi të jesh pranë fëmijëve që rrinin me gjyshen?

E ndërkohë që pret të ndodhë më e keqja ti je me buzëqeshje në fytyrë, duke bërë atë që presin nga ty ata që të kanë punësuar për ato orë! Jo vetëm unë, por një grup njerëzish që gjithashtu kanë familjet e tyre e ishin në të njëjtën situatë, e

prisnim me ankth e vazhdonim buzëqeshnim… E keqja fatmirësisht nuk ndodhi e kurrë mos paçim të keqe. Ne nuk e parashikojmë dot të nesërmen, prandaj o njeri buzëqesh sa ke mundësi,”- shkruan Aurela në një postim në ‘Instagram’.

Statusi i Aurela Gaçes
Disa tërmete kanë goditur fort Shqipërinë ditët e fundit. Epiqendra ishte në detin Adriatik afër qytetit të Durrësit dhe lëkundjet kanë dëmtuar më shumë se 900 banesa. Të plagosur kanë mbetur rreth 110 persona të cilët kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Qeveria ka nisur punën duke ngritur grupet e punës për verifikimin e dëmeve në terren.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...