Kur do të dënohet Edi Rama për fake news?! I ‘hapi’ për herë të tretë negociatat…

212

Pavarësisht nëntë kushteve të reja që Gjermania i vendosi Shqipërisë për hapjen e negociatave, kryeministri Edi Rama e shiti sërish si sukses vendimin e Bundestagut.

Por kjo nuk është hera e parë që shefi i qeverisë “hap” negociatat, madje është hera e tretë radhazi.

Lidhur nga kjo, kreu i FRPD, Belind Këlliçi, ngre pyetjen: “Kur do të dënohet kryeministri për fake news?”.

Postimi i plotë:

Kur do të dënohet Edi Rama për fake news?!

Gjermanet sot ishin me te qarte se kurre!

Pa zgjidhur krizen politike eshte e veshtire per Shqiperine te nise negociatat per antaresim ne BE.

– Miratimi i reformës zgjedhore. Rishikimi i draftit të përgatitur (ne dhjetor 2018) duhet të bëhet në një dialog të hapur dhe gjithpërfshirës të të gjitha forcave politike, siç rekomandohet edhe në raportin e ODIHR të datës 5.9.2019.

– Nevojitet një vendim urgjent i Gjykatës Kushtetuese për ligjshmërinë e zgjedhjeve të 30 qershorit.

– Procedime te shpejta per ata qe vertetohen se jane perfshire ne blerje votash.
Edi Rama i ka hapur negociatat me kohe, tani duhet thjesht te ike dhe te lejoje shqiptaret te avancojne ne rrugen drejt integrimit ne BE.