Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli është vlerësuar me çmimin e karrierës nga Universiteti i Shkodrës.
Në fjalën e saj, Topalli tregoi momentin e parë se kur e kishte marrë mesazhin për çmimin duke prekur edhe të shkuarën e saj.
“Isha me nipin e porsalindur në krah kur mora mesazhin nga një pedagoge e Universitetit, e cila më tha se do nderohesha me një çmim. U habita se kur bie nga pushteti nuk të japin çmime. Unë isha mësuar që sistemi edhe pse isha e para hiqnin foton time nga tabela e nderit, as sot nuk ka ndërruar sistemi.
Nëse kritikon shefin shpallesh armike kurrë nuk e kam imagjinuar se do isha kryeparlamentare por as në ëndërr se kam imagjinuar se në liri do kishte mungesë përfaqësimi dhe djegie mandatesh,“-tha ndër të tjera Topalli.