Artan Shkreli lëshon perlën: Nuk kemi ujë se shqiptarët lahen çdo ditë

Zëvendës ministri i Infrastrukturës, Artan Shkreli pati një debat të ashpër me aktivistin Gjergj Bojaxhi në lidhje me furnizimin me ujë të Tiranës.

Sipas tij një nga problemet që ka Tirana është numri i lartë i popullsisë si dhe faji i njerëzve. Ai theksoi se familjet shqiptare konsumojnë shumë ujë, pasi lahen ditë për ditë.

Deri tani kishim dëgjuar se shkak për problemet për furnizimin me ujë të Tiranës lidheshin me infrastrukturën e dobët apo shpërdorimin e të ardhurave edhe pas rritjes së çmimit, por kjo perlë e Shkrelit duket se do të mbahet gjatë mend.

Pjesë nga debati

Artan Shkreli: Një familje shqiptare konsumon ujë sot disa herë më shumë se para 20 vitesh. E njëjta familje me të njëjtët pjesëtarë.

Gjergj Bojaxhi: Dmth fajin e kanë familjet shqiptare, ta marrim vesh?

Artan Shkreli: Sigurisht, ka rritje të standardit…

Gjergj Bojaxhi: Dmth shteti i merr taksat, por nuk jep ujë…

Artan Shkreli: Gjergj Bojaxhi u lante njëherë në javë në 1990.

Gjergj Bojaxhi: Jo faleminderit nuk lahesha njëherë në javë…

Artan Shkreli: Ok, ti ke qenë qeliza e çmendur që laheshe ditë për ditë.

Gjergj Bojaxhi: Dmth meqenëse unë kam qenë i pastër, kam qenë i çmendur.

Artan Shkreli: Një herë në javë laheshin të gjitha familjet shqiptare, veç familjes tënde.

Në debat e sipër, teksa aktivisti Gjergj Bojaxhi kërkonte llogari për mungesën e ujit, Artan Shkreli tha: Ti nuk mund të më kërkosh llogari mua se standardi shqiptar është ky që është sot.

Gjergj Bojaxhi: Pse nuk e ke ti përgjegjësinë?

Artan Shkreli: Jo, nuk e kam standardin e zviceranëve unë. E kam më poshtë unë.

Gjergj Bojaxhi: Na thuaj cili është standardi që ti paske, ta dimë… Në ligj e ke standardin si në Europë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...