‘Në prehrin ku linden ëndrrat, dashuria, natyrshmëria dhe përulësia’, Bes Kallaku i dedikon fjalë emocionuse Ijes

Ai e ka bërë të famshme, siç është vet.

 

Bes Kallaku shumë shpesh ka ndarë video dhe imazhe në llogarinë e tij në Instagram për gjyshen një personazh ky që tani është bërë i njohur edhe për publikun.

 

Në postimin e fundit të bërë ku mund ta shohim aktorin në prehrin e ijes, ku i kushton disa fjalë emocionuese, ku thotë se ai është prehri ku kanë lindur ëndrrat.

 

“Në prehrin ku linden ëndrrat, dashuria, natyrshmëria dhe përulësia. Në prehrin qe te përkëdhel edhe kur ti nuk je i mbështetur aty, kur të përkëdhel edhe kur je larg sepse vendi yt nuk ta ka siguruar dot të ardhmen.

 

Në prehrin ku fotot e tua ndodh të lagen prej lotëve për largesën tënde, për dashurinë që ka për ty dhe pafuqinë për të të shpupurisur flokët si fëmije.

 

Në prehrin ku jastëku të duket gurë e ky prehër më i bute se shiu. Në prehrin ku pas çdo gabimi qortoheshe me dashurinë e zemrës. Në prehrin kur s’kishin asgjë vet dhe neve na jepnin gjithçka.

 

Në prehrin ku te urohet fati i një familjeje te bukur e te lumtur. Ne prehrin ku sado i rritur te jesh, ti nuk rritesh kurrë. (Ija ime, gjyshja ime qe me rriti e me thotë çdo ditë, mos harro të vish te Nona) Një përqafim për Nënat dhe gjyshet. Zoti na i ruajt sa ti kemi afër”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...