Rruga drejt Thethit do të fillojë të bllokohet duke nisur nga data 1 tetor.
Njoftimi është bërë i ditur nga kompania, e cila ka marrë përsipër rikonstruksionin e rrugës nga Qafë Thore deri në Theth. Shkak janë punimet që do të kryhen në një zonë që konsiderohet e vështirë, që është ajo që shihet edhe në foton më lart. Në dy orare, çdo ditë, deri me 30 nëntor, rruga do të bllokohet 8 orë në ditë.
Njoftimi i kompanisë së ndërtimit, është shpërndarë në Facebook edhe nga Administrata e Zonava të Mbrojtura Shkodër.
“Ju kerkojme ndjese por per shkak te punimeve per Rikonstruksionin e Rruges Qafthore- Theth nje gjatesi prej 16 km, per punimet qe do te behen tek zona e veshtire, tek km 2, do te bllokohet rruga ekzistuse si me poshte.
Nga ora 8 deri ne 12
Nga ora 14 deri ora 18
Per periudhen 1 Tetor deri 30 Nentor 2019
Faleminderit per mirekuptimin
GPG Company shpk“, thuhet në njoftimin e kompanisë që po kryen rikonstruksionin e këtij aksi shumë të rëndësishëm, sidomos për turizmin por edhe për banorët vendas.