Bëhen bashkë Kahramani dhe Gylsereni, dy aktorët sjellin super serialin e ri

219

Dy aktorët turq Ozcan Deniz dhe Nurgul Yesilçay janë shumë të njohur për publikun shqiptar falë roleve të tyre në serialet shumë të ndjekur. Ozcan Deniz njihet nga roli i “Kahramanit” në serialin “Një pjesë e imja” ndërsa Nurgul Yesilçay nga roli i “Gylserenit” në “Fate të kryqëzuara”.

 

Dy aktorët kanë luajtur më parë bashkë në një serial të vitit 2002 dhe në një film të vitit 2016. Ata po bashkohen sërish për një serial të ri që pritet të nisë në vitin 2020.

 

Mediat turke shkruajnë se Kahraman dhe Gylseren kanë pranuar ofertën për të luajtur sërish bashkë dhe fansat e kanë pritur shumë mirë ribashkimin e tyre.