Shkrepëtima, rrufe dhe erë e fortë, ja sa pritet të zgjasë kjo situatë dramatike

269

Pasditja e sotme ka sjellë stuhi-afatshkurtra dhe erë në pothuajse të gjithë vendin. Sipas MetoAlb kjo situatë do të vijojë deri në mesditën e së martës, ku pritet dobësim i ndjeshëm i intensitetit të shirave.

- PUBLICITET -

 

Ndërkohë në Tiranë mbrëmjen e sotme ka patur një ‘furtunë’ rrufesh. Shqiptarja.com ju sjellë edhe pamje satelitore të rrufeve të rëna përreth Tiranës. ndërkohë që stuhitë kanë qenë prezente edhe në qytetet e tjera, ku më i prekur është qyteti i Lezhës.

 

Pranë kryqëzimit të ’21 Dhjetorit’ raportohet edhe për një pemë të rënë si pasojë e erës së fortë.

- PUBLICITET -