Renato Mekollin e bëjnë të qaj në mes të emisionit

264

Të gjithë e dimë sesa e vështirë është jeta e emigrantëve larg vendit të tyre. Ata detyrohet të bëjnë punë të ndryshme, thjesht dhe vetëm për të mbijetuar. Renato Mekolli, shefi i kuzhinës, na ka treguar shpesh vështirësitë që ka kaluar si emigrant në Greqi.

 

Historia e tij në fakt ka një sukses të madh, sepse sot ai ia dalë të jetë një shef kuzhine mjaft i njohur dhe madje me një emision të tijin. Mirëpo, sot Renato edhe pse është vetë shef, nuk i ka harruar ata që e kanë mësuar në fillimet e tij.

 

I ftuar në “E diell” në Top Channel, Renato është përlotur nga një surprizë mjaft e veçantë. Një videomesazh nga shefi i tij i parë i kuzhinës e ka përlotur Renaton. Për ta mësuar, Renato ka treguar se ai është sjellë shumë ashpër me të, por kjo gjë i ka shërbyer. Shefi i pari i ka uruar vetëm suksese, por ky mesazh surprizë e ka përlotur Renaton.