Ja çfarë pritet ti ndodh Jozefina Topallit në Shkodër

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” nderon ish- kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli me çmimin e karrierës. Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi që ka shpërndarë Rektorati i këtij universiteti.

 

Ceremonia pritet të zhvillohet me 25 shtator, në kuadër të një tradite të përvitshme të quajtur “Alumni 2019”. Topalli, e njohur për aktivitetin e saj politik në PD por edhe në Parlament, më herët ka qenë kancelare dhe pedagoge e “Luigj Guakuqit”.

 

Pa dyshim, është një nga ish- studentët më të njohur e më të suksesshëm të këtij universiteti dhe “Çmimi i Karrierës Alumni 2019” jepet pikërisht për këtë arsye. Topalli do të jetë e pranishme në këtë cermoni, duke i shtuar vetes edhe një tjetër certifikatë vlerësimi.

 

JIsh- kryetarja e Kuvendit është edhe një autoritet akademik, duke mbajtur titullin e lartë shkencor “Profesor Doktor”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...