HYRJELAJMEAKTUALITETDëmet nga tërmeti në Vorë, deputeti socialist dhuron pagën e katër muajve

Dëmet nga tërmeti në Vorë, deputeti socialist dhuron pagën e katër muajve

Deputeti i PS, Sadi Vorpsi, ka vendosur të dhurojë pagën e katër muajve për të prekurit nga tërmeti i së shtunës në bashkinë e Vorës.

Përmes rrjetit social Facebook, Vorpsi fton të gjithë bizneset dhe qytetarët që të kontribuojnë për rikuperimin e dëmeve.

Postimi i plotë:

Të dashur miq,

I lumtur që lëkundjet sizmike të së shtunës nuk shkaktuan pasoja në jetë njerëzish, dua t’ju konfirmoj se Vora është totalisht në vëmendjen pushtetit qendror dhe lokal.

Në dy ditë, së bashku me ministren Belinda Balluku, zv.ministrin Petro Koçi, kolegun Fatmir Xhafaj dhe padyshim kryebashkiakun Agim Kajmaku, ne inspektuam dhjetëra banesa dhe ambiente që kanë pësuar dëmtime.

Personalisht vendosa që t’i përgjigjem “Fondit të Solidaritet” duke dhuruar katër paga të miat si deputet, me shpresën se do të ndihmoj sado pak në rikuperimin e banesave të qytetarëve.

Të vendosur, me njerëzit dhe për njerëzit, vëmendja jonë do të jetë maksimale sikurse çdo ditë. Më poshtë po ndaj me ju inspektimet në Dedej, Picar, Marikaj, Kuç, Qendër Vorë etj.

TE TJERA

spot_img