Sëmundja e këngëtares së njohur trondit të gjithë fansat e saj

Emma Marrone është rikthyer në Instagram për të falënderuar të gjithë fansat dhe kolegët e saj që kanë shprehur solidaritetin e tyre orët e fundit. Këngëtarja është detyruar të bëjë një ndalesë profesionale në karrierën e saj për shkak të një problemi shëndetësor.

Emma nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë në koncertin e Radio Italia që do të mbahet më 4 tetor në Maltë. 35-vjeçarja i ka falënderuar të gjithë ndjekësit e saj në Instagram duke shkruar për ta “Faleminderit për gjithë dashurinë”.

“Ndodh. Thjesht ndodh. Kjo nuk ishte saktësisht koha e duhur, por në asnjë moment nuk do të ishte. Nga e hëna duhet të ndalem dhe të ballafaqohem me një problem shëndetësor. Po jua them personalisht që të mos ketë alarme të panevojshme.

Kjo është arsyeja pse nuk do të jem e pranishme në Maltë për koncertin e Radios Italia, të cilët i falënderoj për mirëkuptimin e tyre të menjëhershëm: të gjithë ata persona shpenzuan para për avionë dhe hotele për të shkuar në Maltë për të më përkrahur. Ju nuk e dini sesa do të kisha dashur të isha në skenë dhe të këndoja për të gjithë ju.

Unë premtoj se do të kthehem më e fortë se më parë. Kemi shumë gjëra të mira për të jetuar së bashku. Unë do të mbyll llogaritë një herë e mirë me këtë histori dhe pastaj do të kthehem tek ju”,-shkruan Emma në mesazhin e saj në Instagram.

Marrone ka luftuar disa vite më parë me një tumor, por kësaj radhe nuk ka dhënë detaje rreth sëmundjes. Ne shpresojmë që ajo të shërohet sa më shpejt!

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...