Nata e kaluar ishte një natë e gjatë që do të mbahet mend, sidomos për Bleron dhe Afronën, të cilët kishin zgjedhur 21 shtatorin për të kurorëzuar dashurinë me martesë.
Miq, familjarë dhe kolegë të çiftit ishin mbledhur për të festuar një ngjarje shumë të rëndësishme, si dasma e të dashurve të tyre.
Pas surprizës emocionuese që Blero kishte menduar për Afronën – një këngë dedikuar saj, dasma u shoqërua edhe me çaste të tjera të bukura, siç ishte hedhja e buqetës me lule.
Teksa Afrona bëhej gati të hidhte buqetën me lule, të gjithë beqarët e pranishëm në dasmë u rreshtuan duke marrë pozicion për kapjen e luleve. Buqeta, për të cilën të gjithë “luftuan”, përfundoi drejt e në duart e vëllait të Afronës. Me sa duket në familjen Dika do të ketë dasmë edhe vitin tjetër, pasi siç u shpreh Labinot Gashi, vëllai i Afronës do të martohet vitin që vjen.
Epo, shumë urime!