Nëna e re rrëfen momentet e panikut nga tërmeti: U hodha nga ballkoni….fëmijët janë traumatizuar.!!

Një grua, e cila mbeti e lënduar nga tërmeti i fortë që u regjistrua pasditen e së shtunës, ka rrëfyer panikun e saj dhe të fëmijëvë për “News 24”.

Duke mos dashur të tregojë fytyrën, e lënduara tha se ndodhej brenda shtëpisë, kur fëmijët kishin filluar të bërtisnin.

Ajo tregoi se kishte kapur menjëherë në krah çunin e mitur dhe gocën dhe ishte hedhur nga ballkoni.

Ku ndodheshit kur ra tërmet?

Brenda në shtëpi, filluan të bërtisnin fëmijët. Kapa në krah çunin dhe gocën dhe u hodha nga ballkoni. Shtëpia vende-vende është çarë.

Po fëmijët kanë pas lëndime?

Jo, vetëm se janë trembur, janë traumatizuar. Fëmijët kanë pas më shumë dëmtime psikologjike. Banesa është një katëshe.

Ka persona të tjerë të lënduar?

Nuk e di, thonë që ka, më shumë nga frika. Ashtu siç dola dhe unë.

Sa fëmijë keni, banesa juaj është e banueshme?

Jo, mbrëmë kemi ndenjur deri vonë jashtë, pastaj kemi shkuar të flemë te nëna. Fëmijët janë te komshinjtë. Goca nuk ka vënë gjumë në sy fare.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...