LEZHË,32-VJEÇARI PËRPLAS PËR VDEKJE ISH-DHËNDRIN

198

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në Lezhë. ku një makinë që drejtohej nga shtetasi A.K 32 vjeç ka përplasur shtetasin Ylli Menën që po lëvizte me biçikletë në rrugë dhe është larguar nga vendngjarja.

“Në përfundim të veprimeve hetimore ka rezultuar se autor i dyshuar është shtetasi A.K. 32 vjeç, banues në Mamurras, dhe dyshohet se e ka aksidentuar shtetasin Ylli Mena me dashje për shkak të një konflikti të mëparshëm mes tyre”.

Mësohet se viktima kishte për nuse motrën e autorit dhe ishin ndarë pak kohë më parë. Kjo ka sjellë edhe konfliktin mes krushqive.

Shtetasi i dëmtuar Ylli Mena ka ndërruar jetë në spital, ndërsa autori i dyshuar shtetasi A.K. është shpallur në kërkim dhe punohet për kapjen e tij.Materialet procedurale janë referuar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.