Fillojnë punimet në rrugën turistike të Thethit

Sezonin e ardhshëm turistik rruga që të çon në Theth do të jetë e rikonstruktuar sipas standardeve europiane.

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur lajmin e shumëpritur për nisjen e rrugës që do ti japë mjaft zhvillim turizmit të zonës.

“Ja dhe kantieri i sapongritur i rrugës turistike të Thethit, ku pas 30 vjetësh premtime e zhgënjime ka nisur puna, tamam siç ishim zotuar, për t’i dhënë një shtysë të fortë zhvillimit të turizmit malor në Qarkun e Shkodrës, si edhe një mbështetje të madhe banorëve të asaj zone të bekuar, të cilët edhe pse thuajse të izoluar nga bota, kanë ndërtuar me mund e mençuri një model biznesi të admirueshëm duke e kthyer traditën e mikpritjes në burim ekonomik,” shprehet Kryeministri Rama.

Rruga e re nis në Qafë Thore e përfundon në qendrën e Thethit. Afati për realizimin e punimeve është muaji Korrik 2020.

“Ata që para disa javësh në këtë faqe e përqeshnin postimin e videoprojektit të kësaj rruge turistike në 3D, të bëhen “burra” e të mos shkelin kurrë në këtë rrugë,” shton më tej Kryeministri Edi Rama.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...