Drejtorët nuk regjistrojnë djalin me probleme autizmi. Shkolla s’është bamirësi

Hatixhe Byberi, nga Tirana, i është drejtuar emisionit “Stop”, pasi nuk regjistron dot në shkollë djalin me probleme autizmi.

 

Nga shkolla “Musine Kokalari”, djali ka kaluar në shkollën “Kolë Jakova” për shkak të ndryshimit të vendbanimit. Por tani që jeton në njësinë administrative numër 6, nuk e regjistrojnë as në shkollën “Musine Kokalari” dhe as në shkollën “Betim Muço”, edhe pse e ëma ka shkuar në të dyja shkollat.

 

Hatixheja takon drejtorët e dy shkollave, që vetëm e përcjellin, duke i thënë, se i takon tek shkolla tjetër. Vetëm pas ndërhyrjes së emisionit “Stop” , djali 10 vjeçar regjistrohet në shkollën “Betim Muço”, që e ka dhe më afër shtëpisë.

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...