“Zorro” mbush 1 shekull, heroi i parë i maskuar, që u shfaq në më shumë se 50 filma

Heroi i maskuar, Zorro, lindi 100 vite më parë, kur u shfaq në një revistë amerikane për tu bërë shpejt një ikonë ndërkombëtare bashkë me homologë si Tarzani apo Supermeni. Kalorësi me maskë, i veshur me të zeza, u krijua nga shkrimtari amerikan Johnston McCulley në gusht 1919. Dhe ai më pas hapi rrugën për një shekull të tërë superheronjsh.

 

Zorro është heroi i parë i maskuar. Para Batmanit, para supermenit, para Wonder Women,para të gjithëve ishte Zorro.

 

Karakteri është alteregoja e një njeriu të fisshëm spanjoll, në shekullin e 19, Don Diego de la Vega, që kthehet në Kaliforni pas studimeve në Spanjë dhe zbulon se gjithçka është në duart e tiranëve të korruptuar dhe mizorë.

 

Kur ai vendos të ndërhyjë, zgjedh të maskohet nën një maskë dhe kapelë të zezë. Ai përdor shpatën e tij për të lënë si shenjë një Z, pasi mund të këqinjtë.

 

Më shumë se 50 filma kanë patur si hero kryesor Zorron. Në dy prej tyre, maska e Zorros dhe legjenda e Zorros, petkat e heroit i veshi aktori spanjoll Antonio Banderas, që bashkë me Catherine Zeta Jones, i bënë filmat ndër më të pëlqyerit e hollivudit.

 

Walt Disney krijoi një seri televizive, me 78 episode nga 1957 në 1961, që ishte mjaft popullore e madje transmetohet ende në Francë. Dhe heroi tashmë 100 vjeçar, është parë po ashtu edhe në teatër, filmat e animuar, librat komikë dhe videolojëra.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Thethi si zonë lufte, banorët dhe turistët pre e reprezaljeve të IKMT dhe Policisë

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Greta Bardeli, ka...

Kuvendi i Burrave mblidhet para kishës: Asnjë investitor nuk do gëzojë tokë në Theth

Kuvendi i Burrave të Shalës kërkon ndaljen e prishjeve...

Bajraktari i Shalës, reagon ashpër ndaj Fatmir Metës dhe sjelljes së shtetit

Reagimet pas ngjarjes së rëndë në Theth nuk kanë...