“Mama, jam në Francë me Armandon”, historia e mistershme e zhdukjes së 18-vjeçares shqiptare në ’97-ën

165

1997-ta ka qenë një ndër vitet më të mrapshtë dhe më të vështirë në historinë e Shqipërisë.

Të shumtë ishin ata që humbën jetën dhe u zhdukën në rrethana të mistershme.

Po ashtu shumë shqiptarë tentuan të largoheshin jashtë Shqipërisë për t’i shpëtuar kaosit që kishte pushtuar vendin asokohe.

E tillë është edhe historia e Eglantina Kembacin, një vajzë nga Berati, e cila asokohe ishte 18-vjeçe.

Ajo sapo kishte tërhequr pasaportën në Tiranë dhe vendosi që më 3 dhjetor të vitit 1997 të largohej drejt Francës.

Eglantina telefonoi nënën e saj 3 ditë pasi u largua nga Shqipëria.

Ajo iu drejtua nënës me fjalët:

Mama ndodhem ne France me Armandon, ai më do dhe unë e dua.”
Asokohe Eglantina kishte një marrëdhënie me një djalë të quajtur Armando. Marrëdhënie për të cilën kishin dijeni edhe prindërit, por që nuk e aprovuan kurrë pasi djali me të cilin ishte e dashuruar Eglantina njihej si person problematik.

Pas largimit të saj edhe një vit më pas Eglantina i ruajti kontaktet me familjen duke i dërguar letra dhe foto shpesh herë edhe duke komunikuar në telefon. Sipas pohimeve të saj ajo kishte nisur punë në Paris dhe jetonte atje.

Ishte mesi i gushtit të vitit 1999 kur bëri telefonatën e fundit me nënën.

“Mama, mos u bëj merak për mua”, këto ishin fjalët e fundit të Eglantinës dhe që nga ai moment ajo nuk u bë më e gjallë.

Në Shqipëri më herët së të zhdukej, Eglantina kishte përfunduar një kurs parukerie ndërsa ishte e punësuar si përkthyese e gjuhës franceze për Jean Girard (Zhan Zhard) që nga viti 1993 për afro katër vite.

Ky i fundit pas zhdukjes së saj bëri edhe ai kërkime lidhur me fatin e Eglantinës, e cila nga fotot e dërguara familjarëve vendet përkonin dhe shtetin Italian dhe jo me atë të Francës. Kjo ngriti pista të tjera dyshimi, se vendndodhja e saj nuk ishte Parisi por Torino, Itali, pranë në lulishten e “Piazza Cavour”, shkruan “shqiptarja.com”. Mjaft njerëz u pyeten atje, ndërsa shumë prej të cilëve pohonin se një vajzë të ngjashme me Eglantinën nga Shqipëria e kishin parë nën shoqërinë e një familje tjetër.

Madje kërkimet arritën deri në vendndodhjen e mundshme për afro dy muaj e gjysmë ku ajo kishte qëndruar në hotel po në Torino, ku kishte bërë edhe fotot e fundit dërguar familjes, nga data 10 qershor deri më 16 gusht 1999. Nga recepsionisti që e kishte parë, ajo ishte regjistruar me dokumente te rregullta, dhe se dilte dhe kthehej e vetme ne hotel krejt normalisht.