La ‘Portokallinë’ pas 4 vitesh, zbulohen arsyet pse Delinda mori këtë vendim

Aktorja e humorit Delinda Disha vendosi të largohej nga ‘Portokallia’ pas 4 vitesh për t’u bërë pjesë e programit që do të drejtohet nga Marina Vjollca. Moderatori i spektaklit, Salsano Rrapi, i ftuar në emisionin ‘Rreze Dielli’ u shpreh se ajo u largua ‘fshehurazi’.

Deklarata e Salsanos bëri që largimi i Delindës të komentohej shumë në media, derisa dhe vetë aktorja reagoi publikisht. Delinda tha se i përfundoi kontrata dhe zgjodhi të mos e rinovonte më.

Burime nga ‘Prive.al’ kanë bërë të ditur dy arsyet kryesore që e bindën aktoren të largohej nga ‘Portokalli’: “E para lidhet me pagesën. Televizioni rival duket të ketë hapur ‘thesin’ duke i ofruar aktores një pagesë më të lartë, në tentativë për të grumbulluar afër vetes emra të suksesshëm. Arsyeja e dytë dhe më kryesore lidhet me bashkëshortin e saj. Burimet i kanë thënë portalit tonë se personi i zemrës, Eldo, do e ketë një rol të rëndësishëm në spektaklin e ri ‘Klanifornia’ duke qenë kostumograf i tij.

Me një profil akademik të ngjashëm, çifti duket të kenë zgjedhur që të punojnë bashkë në skenë dhe ‘Klanifornia’ ka qenë një mundësi e tillë ideale. Siç ka treguar Delinda në vazhdimësi, Eldo është një prej kritikëve më të fortë të punës së saj dhe një rrjedhë e tillë e ngjarjeve duket të jetë krejtësisht e natyrshme”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME