Gjermania vendos…DW: Maqedonia hap negociatat, Shqipëria jo!!!

Maqedonisë do ti hapen negociatat, ndërsa Shqipërisë jo.

Ky është vendimi i dhënë nga grupi parlamentar më i madh në Bundestad CDU/CSU dhe Partia Sociademokrate.

Sipas DW, Maqedonia do të nisë bisedimet në muajin janar, ndërsa Shqipëria mund ti nisë bisedimet nëse do të plotësojë 9 kushte.

Sipas DW, Bundestagu gjerman voton me 26 shtator për çeljen e negociatave me Shqipërinë.

Dokumenti që do të formulojë qëndrimin gjerman në Këshillin e BE-së dhe është duke u finalizuar, do të hidhet në votim me kërkesë të dy grupeve parlamentare të maxhorancës qeveritare, Unioni Kristdemokrat dhe Unioni Kristsocial (CDU/CSIU) si edhe Partia Socialdemokrate.

Aty është parashikuar që Maqedonia e Veriut të fillojë bisedimet qysh në janar, ndërsa Shqipëria do t’i nisë ato vetëm kur të plotësohen disa kushte.

Pritet vendimi i Francës

Këto kushte, të vendosura nga partia e kancelares Angela Merkel do të hidhen në votë nga deputetët e grupit parlamentar më 24 shtator.

Në 25 shtator ato pritet të trajtohen në Komisionet përkatëse në Bundestag dhe më 26 shtator, në mbrëmje vonë, është parashikuar të mbahet një seancë plenare 45 minutëshe, në fund të së cilës do të merret vendimi me votë.

Pra mesazhi nga Bundestagu gjerman pritet të jetë: Për Maqedoninë e Veriut negociatat do të mund të nisin qysh në janar, Shqipëria duhet të presë edhe ca.

Se a do të jetë qëndrimi i Gjermanisë i njëjti me atë të Këshillit të BE-së, më 17 tetor, kjo nuk dihet ende. Shumëçka varet nga presidenti francez, Emmanuele Macron, i cili deri tani është shprehur kundër zgjerimit para konsolodimit të BE-së. Vendimi i Gjermanisë sigurisht që e shton presionin ndaj presidentit francez.

Kështu që nuk përjashtohet mundësia që ai të ndryshojë mendim në momentin e fundit. Vendet e tjera që janë kundër, siç është Holanda, ose skeptikë, siç është Danimarka, mund ta ndryshojnë qëndrimin e tyre, nëse Franca jep ‘dritë të gjelbër’.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...