”Do t’i hynin detit me këmbë”, cilat janë 3 shenjat e horoskopit që do të bënin GJITHÇKA për dashurinë

Dashurisë i janë thurur vargjet më të bukura që mund të krijojë mendja e njeriut,

vepra arti që kapërcejnë kufijtë e së imagjinueshmes, e megjithatë duket se ndonjëherë se asgjë nga këto nuk mjafton. Por jo për tre shenjat e mëposhtme, ata do të bënin çdo gjë për dashurinë dhe e dini pse? Sepse për ta të dashurosh do të thotë të jetosh.

Dashi: Të lindurit në shenjën e Dashit njihen për karakterin e tyre të fortë dhe të palëkundur, aq sa nuk do të ishte aspak habi në qoftë se i cilësojmë si më ‘’guximtarët’’ e horoskopit. Është në gjendje të kapërcejë edhe pengesat më të vështira, derisa të realizojë atë që dëshiron dhe sigurisht që rruga e ndjenjave nuk është gjithmonë më e lehta për ta, por një Dash nuk tërhiqet kurrë. Kur bie në dashuri më, dijeni që është në gjendje të bëjë edhe sakrificat më të vështira për t’i qëndruar pranë,si psh të heqë dorë nga mundësitë që vijnë vetëm një herë në jetë, vetëm për dashurinë.

Binjakët: Mos u habisni, Binjakët nuk janë aq të dyzuar siç mendoni. Përkundrazi është krejt e kundërta, kur janë të dashuruar ata mund të pushtojnë botën. Fitojnë një besim dhe vendosmëri të palëkundur që do ta kishin zili të gjithë. Binjakët e dashuruar nuk kanë frikë nga asgjë dhe nga askush, e dinë shumë mirë se çfarë, kur dhe si duan të shijojnë lidhjen e tyre dhe i kushtojnë shumë rëndësi emocionale. Me pak fjalë nuk stepen nga asgjë.

Luani: E keni parë si sillet një Luan i dashuruar? As më pak e as më shumë se një triumfator, triumfatore i, e vërtetë që do të bënte çdo gjë për të shënjuar territor që i takon. Nuk njeh limite dhe as nuk pranon që dikush t’ia vendosë atë. Është në gjendje të bëjë çdo gjë për të pasur pranë njeriun që dashuron. Njihet për shpirtin e sakrificës dhe ndjenjën e vetëmohimit, ndaj mos guxoni t’ia prisni krahët sepse nuk do t’ia dilni më pak.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...