Capital T mërzit fansat, stafi i tij zbulon arsyen

Data 19 shtator ishte njoftuar prej javësh se do të ishte një prej netëve më Data 19 shtator ishte njoftuar prej javësh se do të ishte një prej netëve më të çmendura për të rinjtë në Sheshin Nënë Tereza, vend ku do të mbaj koncerti gjigand i Capital T.

Por vetë këngëtari dhe stafi i tij ditën e sotme kanë bërë me dije lajmin se koncerti do të shtyhet për një ditë më vonë, të premten e 20 shtatorit për shkak të motit të keq.

Ditën e nesërme pritej të zhvillohej koncerti madhështor i Capital T në sheshin Nënë Tereza, ku kanë bërë edhe një deklaratë për shtyp

Deklaratë për shtyp:

“Gjithçka është gati në sheshin Nënë Tereza për tu mbajtur koncerti i shumëpritur i artistit Capital T, “Time Capsule”. Prej ditësh stafi i artistit së bashku me organizatorët e koncertit janë zhvendosur në sheshin kryesor të Tiranës së bashku me personat përgjegjës për foninë, audion dhe skenografinë e koncertit.

Mirëpo, ndonëse prej një muaji më parë Capital T lajmëroi se koncerti do të mbahet në datën 19 shtator, në orën 19:19 në sheshin Nënë Tereza, organizatorët kanë marrë një lajm të minutës së fundit nga Shërbimi Meterologjik Ushtarak, i cili ka komunikuar se ditën e nesërme do të ketë rreshje shiu përgjatë gjithë ditës, çka e vështirëson komoditetin e të pranishmëve në koncert, sikurse bëhet problem edhe për të gjitha mjetet e teknologjisë së fundit që kanë ardhur në Tiranë specifikisht për“Time Capsule”.


Ndonëse stafi i koncertit ia doli të ketë gjithçka gati në detaje dhe artisti Capital T ka përfunduar të gjitha përgatitjet për performancën e tij, sërish, prej shkakut të motit të keq, u vendos nga bordi menaxhues dhe krijues i koncertit “Time Capsule” që ky i fundit te shtyhet për ditën e premte, më 20 shtator, në të njëjtën orë dhe në të njejtin vend.

Sigurisht, të gjitha biletat e shitura janë padiskutim të rregullta ndonëse ato shkruajnë datën 19 shtator, duke qenë sërish të vlefshme për datën 20 shtator pasi asgjë nuk ka ndryshuar as në strukturë, menaxhim apo përmbajtje të koncertit veç datës, që ishte e pashmangshme prej motit të keq.

Capital T dhe stafi i tij ju falenderojnë për durimin dhe energjinë e mirë që keni shprehur deri në këto momente, duke kërkuar ndjesë për çdo parregullësi qe mund të shkaktojë ndryshimi i datës në axhendat e të pranishmëve por me premtimin se në fund, gjithçka do t‘ia vlejë për të përmbushur me sukses misionin nga nisi e gjitha: “Time Capsule”, një mega koncert, i pari i llojit të tij në Shqipëri me një standard krejtësisht ndërkombëtar është një eksperiencë që nuk duhet humbur për asgjë.

Capital T, ju pret në sheshin Nënë Tereza, në “Time Capsule” në datën 20 shtator, ora 19:19, ku moti i mirë dhe energjia elektrizuese do ta kthejnë të gjithën në një mbrëmje të paharrueshme!”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...