Ndodh në Shqipëri/ Mësuesja gabon në hedhjen e rezultateve në sistem, 70 maturantë ngelen pa universitet

Një rast i paprecedentë është regjistruar në shkollën e Mesme të Bashkuar “Sali Halili” në Rrajcë të Prrenjasit, ku 70 maturantë nuk rezultojnë fitues në asnjë nga degët e përzgjedhura për të ndjekur studimet e larta, si pasojë e gabimit të një mësueseje në hedhejn e të dhënave në sistem.

 

Rasti u denoncua mbrëmjen e sotme në emisionin investigativ “Fiks Fare”. Mësuesja në fjalë ka hedhur gabimisht rezultatet e provimeve me zgjedhje në kolonën e lëndëve bazë, duke bërë që në përllogaritjen e pikëve të humbasin rreth 20 mijë pikë, pasi koeficientët ndryshojnë nga lënda në lëndë.’

Si pasojë e këtij gabimi, edhe nxënësit me mesatare gati të lartë gati 10, nuk kanë mundur të dalin fitues në asnjë degë.

Një nga nxënëset e kësaj shkolle tregoi se jo vetëm që nuk e fitoi mjekësinë si prefrerencë të parë, por asnjë degë nga 10 preferencat, edhe pse mesatarja e saj ishte 9.97.

 

Nxënës të tjerë pohuan se mësuesja ka pranuar gabimin, por atyre u intereson vetëm shkolla e lartë, ose ajo t’i dëmshpërblejë duke u paguar një vit studime në universitet privat.

Fiksi shkoi në shkollën e Rrajcës, për të marrë informacion se çfarë do të bëhej me fatin e 70 nxënësve. Nëndrejtoresha e kësaj shkolle, Albina Rira, pohoi se janë në dijeni të problemit, dhe se vetë drejtori i është drejtuar QSHA-së (Qendra e Shërbimeve Arsimore) për zgjidhjen e situatës, shkruan “tch”. Madje sipas nëndrejtoreshës maturantët do të hyjnë në sistem.

Gazetarja kërkoi një vërtetim për mësuesen nëse ajo është trajnuar për hedhjen e të dhënave në sistem, por nuk mundi të marrë një përgjigje, pasi shkresa ndodhej në zyrën e drejtorit. Ky i fundit sipas nëndrejtoreshës ishte në Tiranë pikërisht për këtë problem.

 

Znj. Rira shprehet për Fiks Fare:

Jam e shqetësuar njësoj sa prindërit dhe nxënësit, kërkojmë falje për atë që ka ndodhur.”
Fiks Fare iu drejtua edhe DAR Korçë nëse kishin dijeni për situatën dhe se çfarë do të bëhej me këta nxënës. Sipas specialistit të këtij institucioni ishin në dijeni të problematikës dhe shpresonin se situata do të zgjidhej nga QSHA-ja. Në lidhje me degët që nxënësit kanë përzgjedhur ai nuk jep një përgjigje se çfarë mund të ndodh, pasi disa nga këto universitete nuk kanë më kuota.

Fiksi udhëtoi të nesërmen përsëri drejt Rrajcës për të takuar mësuesen e cila bëri gabimin dhe drejtorin e shkollës.

 

Manjola Karriqi, mësuesja që hodhi të dhënat gabim kërkoi t’i shmanget kamerës , por pas këmbënguljes së gazetarëve ajo pranoi se ishte një gabim njerëzor.

Mësuesja shfajësohet duke thënë:

Unë kam vite që e bëj këtë punë, vetëm këtë vit bëra gabim, është gabim njerëzor.”
Përveç mësueses, drejtori i shkollës , Vait Allidri tregoi për Fiksin se kanë vajtur në QSHA dhe do ndryshohen certifikatat. ”

 

Z.Allidri tha:

Do ndryshohen certifikatat , u kërkoj falje maturantëve, ndërkohë për universitetet në të cilat janë zënë kuotat nuk di ç’të them.”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...