A keni pika te bardha tek thonjte ? Ja se cfare tregojne ato per shendetin tuaj

Para se të shkoni tek doktori, trupi ju jep sinjale për shëndetin tuaj.

Thonjtë janë një pjesë e rëndësishme, të cilat shumë prej nesh i inj.orojnë ose i lyejnë me manikyr dhe nuk dallojnë asgjë.

Por ekzistojnë disa shenja që tregojnë se cfarë problemesh shëndetësore mund të keni.

Thonj të thatë që thyhen

Jeni të dehidratuar, prandaj përpiquni të pini të paktën 2 litra ujë në ditë.

Vijat e zeza

Mund të jetë melanoma, një lloj serioz tumori të lëkurës.

Nuk ndodh gjithmonë që të jetë kancer, por nëse e vini re këtë gjë tek thonjtë bëni mirë të vizitoni dermatologun.

Thonjtë të butë

Nëse thonjtë tuaj lakohen lehtë, keni një gjendje që njihet si “hapalonychia”.

Kjo do të thotë se keni mungesë proteinash prandaj sigurohuni që të shtoni në dietën tuaj peshk, perime të gjelbra dhe portokalli si karrota, spinaqi dhe patatet e ëmbla.

Thonjtë me shumë vija

Kjo tregon se keni mungesa të disa vitaminave në dietën ushqimore ose vuani nga ndonjë sëmundje.

Mund të jetë mungesa e squfurit që gjendet tek qumështi dhe arrat ose mund të keni sëm.und.jensi psorazë apo ekzemë. Bëni mirë të takoni dermatologun për tu siguruar.

Shenja të bardha

Shumë persona besojnë se janë mungesë e kalciumit, por trajnerja Tracey Winder tregon se shkaktohen nga flluska të vogla të ajrit që bll.okohen midis qelizave të thonjve.

Por mund të shkaktohet edhe nga manikyri i tepërt ose probleme me menstruacionet.

Thonj “të tepërt”

Këto janë të vogla, por mund të jenë tepër të dhimbshme kur hiqen.

Ato shkaktohen nga mungesa e hidratimit rreth kutikulës, prandaj bëni mir të përdorni vajra me vitamina E dhe F për duart.

Thonjtë e verdhë

Mund të shkaktohet nga pirja e duhanit ose manikyra që aplikohet pa shtresë mbrojtëse bazë.

Por, nëse vini re se janë të trashë dhe rriten ndagalë, mund të jetë sëmundje e mushkërive ose artriti reumatoid.

Thonjtë në formë luge

Kjo është një shenjë që tregon se nuk merrni hekur mjaftueshëm.

Por mund të lidhet edhe me ndonjë së.mu.ndje në stomak, kështu që mund të bëni analizat për tu siguruar.

Thonjtë me hark

Mund të jenë të trashëguar ose është shenjë se dicka nuk shkon me shëndetin tuaj.

Ato mund të lidhen me së.mu.n.djen e mushkërive, zemrës, mëlçisë ose sëmundjes së stomakut, prandaj shkoni tek mjeku juaj sa më shpejt që ti vini re

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...