SHKODËR, VIJON RËNIA DRASTIKE E NXËNËSVE, 4 MIJË MË PAK

Katër mijë nxënës më pak se vitin e kaluar kanë nisur shkollën këtë vit në qarkun Shkodër. Tashmë kjo rënie drastike e numrit të nxënësve edhe në qarkun Shkodër vazhdon që të jetë një shqetësim kryesor duke bërë që të ketë më pak nxënës edhe se në vitin 1991 në shkollat Shkodrës. Shkak kryesor për rënien e numrit të nxënësve në këto shifra vazhdon që të jetë emigrimi i shumë familjeve nga gjendja e dobët ekonomike.

 

Pak ditë më parë Eurostat pas një studimi e renditi veriun e Shqipërisë më të varfërin në Europë. Shkodra nuk është i vetmi qark që po vuan rënien e numrit të nxënësve. Në gjithë Shqipërinë këtë vit janë 13 mijë nxënës më pak. Tkurrja e popullsisë është duke e ndikuar drejtpërsëdrejti sektorin e arsimit në vend, pasi çdo vit e më tepër shkollat janë duke u përballur me sfidën e uljes së numrit të nxënësve dhe për rrjedhoje edhe mbylljen e shumë klasave.

 

Sipas të dhënave nga Ministria e Arsimit në arsimin 9-vjecar kanë vijuar studimet këtë vit të ri shkollor 306 mijë nxënës. Numri fëmijëve në këtë cikël është 13 mijë më pak se në vitin shkollor 2018-2019. Ndërsa në krahasim me fillimin e tranzicionit (vitin ’92) janë rreth 200 mijë nxënës më pak. Në raport me vitin 2011 kur u bë censi i u fundit ulen në shkolla 114 mijë nxënës më pak.

Në harkun e 8 viteve numri i nxënësve në ciklin 9-vjevar është reduktuar me 27 për qind. Ritmet e rënies pritet të jenë të larta edhe periudhën në vijim. Ministria e Arsimit pret që në vitin 2022 numri i nxënësve në arsimin 9 vjeçar të arrijë në 273 mijë nxënës ose 9.7 për qind më pak se në vitin 2019. Prej 2010-s janë larguar mesatarisht nga vendi 15,000 të mitur drejt Bashkimit Europian çdo vit, sipas të dhënave të Eurostat

 

për lejet e qëndrimit për herë të parë të dhëna nga vendet e Bashkimit Europian, të ndara sipas grupmoshës, të përpunuara nga revista Monitor. Viti 2018 shënoi serish rritje në numrin e të miturve që ishin pajisur me leje qëndrimi në një nga vendet e BE-së. Gjatë viti që lamë pas u pajisjen me leje qëndrimi për herë të parë rreth 17,279 të mitur nën 19 vjeç, me një rritje prej 6% në krahasim me një vit më parë.

 

Shifrat janë më të larta se kaq, duke marrë parasysh që Eurostat nuk ka të publikuara të dhënat për lejet e para të qëndrimit të lëshuara nga Gjermania. Eksepertët janë të shqetësuar për këtë situatë duke qenë se qeveria nuk merr masat e duhura.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...