Babani i habit të gjithë, merr vendimin drastik për Gazment Bardhin

Teksa hodhi poshtë të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij, kryebashkiaku i Vaut të Dejës Mark Babani pati një sugjerim për PD-në.

“Në momentin e parë dolën me akuza se unë isha trafikant i qenieve njerëzore, pastaj doli se unë isha trafikant parash dhe tani dalin me një hajdut makinash. Mund ta kishin pas më të lehtë se ka qenë edhe trafikant armësh. Do ti them Gazment Bardhit nëse ju kujton gjë atyre që po e iniciojnë këtë punë data 30.10. 1999, që në Itali është kap një kamion me armë. Mund ta kishte pasur më të afërt me e përfaqësu me emrin tim”, tha Babani.

Në konferencën e dytë për mediat brenda pak ditësh, Babani tha se e gjithë kjo histori është e sajuar dhe nuk ka lidhje me të.
“Nëse i kanë këto fakte mund të kishin shkuar në prokurori, por mua nuk mund të më bëjnë as Saimir, as tjetër. Kam lindur Mark Babani dhe jam Mark Babani. Ata po sajojnë”, tha ai.

Mark Babani ka paralajmëruar kallzim penal për Sekretarin e Përgjithshëm demokrat, Gazment Bardhi.

Babani: Kam autorizuar avokatët e mi dhe para se prokuroria të dalë me një vendim do ti bëj një denoncim penal Gazment Bardhit për shpifjen që ka bërë karshi figurës sime.

Babani duket se këtë përballje e ka marrë personale me Bardhin dhe akuzat nuk i identifikon me PD.

Babani: Nuk mendoj se është PD, nuk mund të ulë nivelin PD në atë nivel të atij personi që është zëdhënës. Do të më vinte shumë turp që kemi qenë 25 vjet simpatizantë të PD, familja ime dhe fisin im. Nuk e njoh atë djalin, i njoh të gjithë të PD.

Për Babanin nuk ka asnjë dokument dhe PD nuk mund të sajojë dokumente.
Babani: Nuk kanë shans. Nuk kam ndryshuar asnjëherë emër, as mbiemër.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...