Vidhet tualeti prej ari

Një vepër e artit me një vlerë 1 milionë paund, e instaluar në shtëpinë ku dikur jetonte Winston Churchill, është vjedhur.

I instaluar 18 vite më parë, tualeti është një vepër arti e ashtuquajtur “Amerika” dhe është realizuar nga artisti konceptual italian, Maurizio Cattelan.

Policia njoftoi se mendohet se të paktën dy automjete janë përdorur për të kryer aktin e vjedhjes dhe kanë arrestuar një 66-vjeçar, i cili dyshohet të ketë lidhje me vjedhjen, ndërsa inspektori i kësaj çështje, Jess Milne tha se:

“ Vepra e artit e cila është vjedhur është një tualet me vlerë të lartë monetare, e përbërë nga floriri, dhe ishte pjesë e ekspozitës në Pallatin e Blenheimit”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...