Këngëtari i njohur Renis Gjoka është treguar gjithmonë i rezervuar sa i përket jetës së tij personale.
Krejt papritur disa muaj më parë ai tregoi se është bërë baba për herë të parë. Partnerja e tij prej vitesh ka sjellë një jetë një vajzë të cilën e kanë pagëzuar me emrin Aura.
Renisi e ka mbajtur të fshehtë vajzën e tyre, duke i mbuluar imazhin në çdo postim. Mirëpo, sot babi Renisi është dorëzuar dhe na ka treguar imazhin e vogëlushes.
“Koha që kalojmë bashkë është koha më e mirë për mua. More vesh ti goce?”,-shkruan Renisi bashkangjitur fotos.
Nga komentet në foto, të gjithë ndjekësit bien dakord që vajza i ngjan shumë Renisit. Është një kopje në miniaturë e Renisit.