Në pritje të ëmbël, Këngëtarja shqiptare jep lajmin e bukur në emision

199

Këngëtarja shqiptare, Dafina Dauti ishte e ftuar në emisionin “Mirage”, ku pranoi se është në pritje të ëmbël dhe po pret fëmijën e saj të dytë. Dafina tregoi se është në muajin e shtatë të shtatzënisë dhe po pret një vajzë nga martesa me këngëtarin Tafil Kurteshi.

“Jam në muajin e shtatë të shtatzënisë. Kam qenë shumë e dobët dhe tani njerëzit mendojnë se kam shtuar peshë, por i them: ‘Jam shtatzënë, nuk jam shëndoshur’. Po pres një vajzë”, u shpreh Dafina.

Këngëtarja tha se ende nuk e ka zgjedhur emrin për vajzën dhe po mendohet akoma sepse do një emër unik.

Dafina ka edhe një vajzë nga martesa e parë.