Murrizi-Rudinës: Më bëre “gjyq publik”, të falenderoj edhe si “gjykatëse”

Një problematikë që hasim shpesh është ajo e komunikimit jo të duhur të personave të instancave administrative, të personazheve publikë, të cilët shpesh herë në fjalorin e tyre, duke u justifikuar si fjalë të zhargonit të përditshëm, përdorin fjalë të cilat mund të prekin një komunitet të caktuar.

Shumë lajme, por edhe protesta u bënë para disa ditësh, pasi pikërisht një prej personazheve publikë të jetës politike në vend, përdori një fjalë të papërshtatshme.

Rasti konkret është ai i Myslim Murrizit, i cili gjatë një debati në rrjetin e tij social Facebook ka ofenduar një nga ndjekësit e tij dhe në të njëjtën kohë ka prekur dhe diskriminuar personat me aftësi ndryshe, të cilët janë me sindromën Down.

Në një status në rrjetet sociale ai po komentonte mbi aktualitetin politik në vend, duke akuzuar ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Murrizi mori edhe kritika nga ndjekësit. Në përgjigje të njërit prej tyre ai ka përdorur për ofendim edhe diagnozën me sindromës Down. “Ik qërohu se më vjen të vjell kur shoh që një down komenton në fb tim”, shkruante Murrizi.

Nënkryetari i Kuvendit Murrizi, përmes një deklarate për mediat dhënë nga Kryesia e Kuvendit, iu ka kërkuar falje të gjithë personave që janë me aftësi të kufizuara.

“Unë ndjej keqardhje dhe përgjegjësi për lëndimin që i kam shkaktuar, ndaj jam sot para mediave për të kërkuar falje para mediave për të gjithë të indinjuarit nga komunikimi im në Facebook. Dhe për t’i garantuar ata se si deputet do të kenë mbështetjen time të përhershme.

Po ashtu ndjej neveri ndaj kujtdo individi hipokrit që kërkon të ndihet faktor apo të shfaqet si i rëndësishëm duke spekuluar në mënyrë të turpshme me këtë turp. Ndërsa avokates së marrëveshjes së 17 Majit mes Bashës dhe Ramës, për hatër të pallatit 17-katësh të prishur me marrëveshje që pret shpërblim nga 17 milionë eurot e taksave të shqiptarëve, i them që mos bëjë ciu-ciu me deklarata false dhe sikur është e prekur shumë. Ka dy vjet që ka ngrohur karrigen dhe nuk e di nëse ekziston ky grup social.”

Përfaqësues të fondacionit Down Syndrome Albania, kundër gjuhës denigruese të nënkryetarit të Parlamentit Myslim Murrizi, kanë organizuar edhe disa protesta jashtë dyerve të Parlamentit. Fondacioni “Down Syndrome Albania” ka reaguar pas ndjesës që kërkoi deputeti Myslim Murrizi për fjalorin diskriminues kundër kësaj kategorie të shoqërisë duke kërkuar dorëheqjen.

Murrizi dje vendosi që të thyente heshtjen duke kërkuar falje, ndërsa sulmoi edhe Avokaten e Popullit. Por sot, Fondacioni ”Down Syndrome Albania” edhe pse e cilësoi si standard të vendosur nga deputeti nuk u mjaftua me ndjesën duke kërkuar dorëheqjen. Po ashtu Fondacioni “Down Syndrome Albania” ka nisur një peticion online për largimin e Murrizit nga pozicioni “Nënkryetar i Parlamentit”.

Nga studio e emisionit “Rudina” në Tv Klan, Murrizi kërkoi edhe një herë tjetër ndjesë për fjalorin.

Rudina: Dua sërish, në kuadër të kësaj që ju ndodhi juve, një gabim, një lapsus, një falje publike që ju kërkuat, dua ta mbyllim me një mesazh të rëndësishëm dhe dua që ta thoni ju në këto momente…

Myslim Murrizi: Unë sinqerisht të falënderoj për ftesën. Nuk është se shoh shumë emisione jashtë politike dhe kjo është një dobësi e jona. Jeni i pari televizion që më ftoni dhe e para moderatore dhe ju thashë që do të vij me qejf dhe do të flas. Të falënderoj shumë që më dhe mundësinë që të kërkoj edhe një herë nga valët e Tv Klan ndjesë publike, shpirtërore, për të gjithë atë komunitet. Por në një farë mënyre, ju me të drejtë, morët përsipër të më bënit edhe një “gjyq” moral dhe shpirtëror përpara opinionit publik dhe unë ju falënderoj edhe si gjykatëse.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...