Nje aksident i rëndë është regjistruar mbëmjen e së shtunës ku si pasojë është palagosur një i mitur 10 vjeçarë,
pas transportimit të tij me urgjencë në spitalin e traumës në Tiranë fatmirsisht është jasht rrezikut për jetën.
Njoftimi i Policisë:
Lezhë /Informacion paraprak
Rreth orës 20:20, në aksin rrugor Lezhë – Rrilë, në vendin e quajtur Barbullojë, shtetasi A.L. vjeç 34, banues në Mat, duke drejtuar mjetin ka aksidentuar shtetasin e mitur 10 vjeçar A.P. banues në Barbullojë ,
i cili është transportuar në Qendrën e Traumes në Tiranë ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme hetimore proçedurale.
Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.