Motorët e avionit morën flakë, pasagjerët në panik nisin mesazhet e lamtumirës

276

Pasagjerët e një avioni kanë treguar se çfarë tmerri kanë kaluar kur motorët e mjetit fluturues u përfshinë nga flakët.

Pas incidentit piloti u detyrua të bënte ulje urgjente, por për fat të mirë gjithçka përfundoi mirë. Një video e filmuar nga dritarja e aeroplanit në fluturimin që ishte nisur për në Edmonton, Kanada, tregonte sesi motorët po përfshiheshin nga flakët.

Pas këtij problemi, avioni bëri ulje emergjente në Aeroportin Ndërkombëtar të Abbotsford-it.

Gjithsesi, pasagjerët që ndodheshin në bord nuk mundën ta shmangnin panikun kur panë flakët. Ata nisën të dërgonin mesazhe lamtumire tek të afërmit e tyre, në rast se gjërat përfundonin për keq.

Pas incidentit, zyrtarët e aeroportit njoftuan se motorët morën flakë pasi një tufë patash kishin mbetur brenda.

Duke folur për mediat, një pasagjere tregonte:

Ishte shumë e frikshme, nuk e prisja. Fillova t’i dërgoja mesazhe mamit duke i thënë, ‘Diçka po shkon keq me aeroplanin. Të dua.”