Aksident fatal në veri të Shqiperisë, shoferi nuk mundi t’iu mbijetojë plagëve të marra

Një aksident i rëndë automobilistik me një të vdekur ka ndodhur te premten pasdite në aksin rrugor Kukës – Krumë.

Aksidenti ndodhi në vendin e quajtur Qafa e Toblit. Një kamion me rimorko ka qenë duke udhëtuar, ndërsa me vete ka pasur edhe një eskavator.

Eskavatori ka rrëshqitur dhe ka goditur mjetin tip “Mitsubishi”. Për rrjedhojë, shoferi i “Mitsubishit” H.N ka marrë dëmtime të rënda. Edhe pse ai u dërgua në spital, nuk mundi t’iu mbijetojë plagëve të marra.

Ndërkaq, drejtuesi i kamionit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

TE TJERA

spot_img