SHKODËR, DISA PUNONJËS TË BASHKISË 5 MUAJ PA PAGA

207

30 punonjësit e stadiumit “Loro Boriçi”, fushës “Reshit Rusi” dhe trajnerët e akademisë vazhdojnë që të mos paguhen ndërsa kanë hyrë në muajin e 6-të.

- PUBLICITET -

Disa prej këtyre punonjësve zhvilluan një protestë ndërsa në mbështetje të tyre ishte edhe kryetari i bashkimit të sindikatave të pavarura të Shqipërisë Albert Tukaj sipas të cilit kjo çështje duhet të zgjidhet sepse disa nga punonjësit marrin bukën me listë ndërsa thotë se kjo situatë është krijuar për shkak të mos kalimit të një projekt vendimi prej 200 milion lekësh të vjetër për Vllaznia sh.a të këshillit bashkiak të vjetër të Shkodrës nga ana e prefektit.

Vetë punonjësit që nuk paguhen prej 5 muajsh tregojnë vështirësitë dhe kërkojnë një zgjidhje sa më të shpejtë.

Bashkimi i Sindikatave do të vijojë komunikimet me prefekturën dhe bashkinë Shkodër për të gjetur një zgjidhje lidhur me mospagimin prej 5 muajsh të afro 30 punonjësve.

- PUBLICITET -