Ja cili është biznesmeni që bleu ishullin dhe ia dhuron komunës

Fund i lumtur për ishullin e Serpentara, në juglindje të Sardegna në Itali, i cili prej kohësh është nxjerrë në shitje për 600 mijë euro.

Një sipërmarrës roman, Fabio Sbianchi, themelues i Octo Telematics, i cili merret me shërbimet e lëvizjes rrugore, ka vendosur që ta blejë ishullin dhe t’ia dhurojë komunës. Arsyeja? Është i dashuruar me Sardegnan.

Sbianchi, i cili është i pasionuar pas ambientit, ka një kompani agrikulture dhe disa shtëpi mes brigjeve të Villasimius dhe Costa Rei. Në vitin 1975 ishulli ishte blerë nga një person i pasur dhe së fundmi ishte nxjerrë në shitje nga një kompani imobiliare. Pjesa veriore e ishullit është e vizitueshme nga deti, pasi ka edhe një mini port. Mirëpo pronari i ri Sbianchi i ka idetë e qarta, ishullin do ia dhurojë komunës në mënyrë që të kthehet në një park të vizitueshëm për të gjithë.

“Jam i lumtur që personi që e bleu ishullin ka të njëjtin vizion me ne, duhet të mbetet park, ndonëse duhen rregulluar kullat dhe duhet pastruar një shteg gjë që kërkon rreth 300 mijë euro”, deklaroi kryebashkiaku i Villasimius, Gianluca Dessì.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Marjan Ndërshtiqaj: “Çdo votë, një farë shprese për Shkodrën që lulëzon”

Në përmbyllje të një fushate intensive e të mbushur...

Perurimi i Xhamise se plumbit, Ndershtiqaj: Deshmi e historise dhe bashkejeteses

Xhamia e Plumbit, një monument unik që ka qëndruar...

Ndershtiqaj takim me mjeket e Shkodres: Pas 11 majit vijon bashkepunimi

Në krah të mjekëve që shpëtojnë jetë, çdo ditë....