Heq dorë nga muzika dhe i futet politikës, kush është këngëtarja e njohur shqiptare që kandidon për deputete

Kohët e fundit në vendin tonë është bërë e zakontë që personazhe të ndryshëm nga fusha e artit t’i futen rrugës së politikës.

Më e fundit është këngëtarja e njohur Enkelejda Arifi, e cila i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje.

Lajmin të ditur e ka bërë kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti me anë të një postimi në rrjete sociale.

‘Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Enkelejda Arifi, na është bashkuar në Lëvizje dhe është në listën e kandidatëve të VETËVENDOSJE!-s për deputete në Kuvendin e Kosovës. Ajo vjen nga Durrësi ku është shkolluar për muzikë (flautë dhe kanto) dhe jeton në Gjilan ku punon si zyrtare për kulturë në komunë që nga viti 2010.

Ajo është këngëtare profesioniste prej 25 vitesh dhe ka një krijimtari të gjerë ku përfshihen dhjetra albume e këngë të zhanreve të ndryshme. Me këngën në zemër dhe me këngëtaren Enkelejda ecim drejt fitores më 6 tetor 2019’, ka shkruar Kurti.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...