Presidenti Ilir Meta thotë se nuk i druhet largimi nga posti i Presidentit, duke shtuar se do të përfundojë mandatin ashtu sikurse është betuar.
Ilir Meta tha:
“Kjo është një pyetje që zakonisht u shkon atyre që kanë frikë nga votimet demokratike, nga dorëheqjet, etj. Dua tu rikofirmoj edhe një herë se do të punojmë bashkë deri më 24 korrik 2022. Deri në atë datë, kuadri i Presidencës është Shqipëri Kuqezi. Nuk ka asnjë shans dhe asnjë mundësi që Presidenti Ilir Meta të dalë nga kjo zyrë deri më 24 korrik 2022.
Është betuar, do të mbroj rendin kushtetues, demokracinë dhe të ardhmen evropiane të Shqipërisë në interesin e popullit shqiptar. Pastaj, për çështje të tjera nuk dua të hyj në detaje. Duke qëndruar në këtë detyrë, shpesh disa prej jush kanë raportuar gjëra jo të vërteta për Presidentin e Republikës. Ilir Meta është këtu për mision historik. Do ta përmbush si një mision historik”