Shqipëri-Islandë/ Blindohet Elbasani, FNSH dhe policia kriminale në terren

Pak orë para ndeshjes zyrtare mes Shqipërisë dhe Islandës, Policia e Elbasanit ka publikuar planin e masave për sigurinë në këtë takim.

Për të garantuar zhvillimin në normalitet të kësaj ndeshje, Policia e Elbasanit ka vendosur të angazhojë 215 forca të Policisë së Rendit, Qarkullimit, Shqiponjat, FNSH-ja dhe Policia Kriminale.

Ndërkohë, duke nisur nga ora 18:00 e mbrëmjes, deri në përfundim të ndeshjes, do të mbyllen të gjitha lokalet dhe bizneset e tjera pranë stadiumit “Elbasan Arena”.

Të gjithë tifozët do të kontrollohen në hyrje të stadiumit nga forcat e Policisë dhe nuk do të lejohet futja e sendeve të forta, shisheve me tapë, çelësave, monedhave apo metaleve (të çfarëdo lloji).

Ndeshja Shqipëri-Islandë do të luhet në orën 20:45 në “Elbasan Arena”, në takimin e gjashtë kualifikues për kampionatin Europian të vitit 2020, që do të mbahet njëkohësisht në disa shtete të Europës.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...