Gazetari zbardh urdhrin e Ramës në Grupin e PS: Duhet të jemi gati për zgjedhje sa më shpejt

Kjo e hënë nisi vrullshëm në aspektin politik, pasi Presidenti Ilir Meta doli përpara Komisionit Hetimor, të ngritur për shkarkimin e tij. Përpara komisionit parlamentar që po heton aktet e tij mbi zgjedhjet vendore, presidenti Meta përmendi precedentin e Bullgarisë në Gjykatën e Strasburgut.

V

Veç argumenteve ligjorë, tha se kishte ndikuar në vendimmarrjen e tij për shfuqizimin e 30 Qershorit si data e zgjedhjeve lokale, ishte edhe një informacion sekret, që kishte marrë në rrugë zyrtare se protesta e opozitës e 8 Qershorit, do të shfrytëzohej nga elementë të caktuar, për të djegur selinë e Parlamentit të Shqipërisë.

Për analistët politikë e gjithë ecuria se si eci seanca në Komisionin Hetimor, tregon se mes qeverisë dhe Presidencë ka një “ulje të armëve”.

Gazetari Robert Rakipllari këtë të hënë në emisionin ‘Opinion’, tha se tani palët kanë bërë llogari të reja.

“Nuk jemi në situatën ku secila palët kërcënonte. Unë besoj që situata ka ndryshuar që kur mazhoranca ka kërkoi mendimin e komisionit të Venecias për shkarkimin e Metës. Në atë komision një pjesë e opozitës së re ishin jashtë loje, nuk e dinin pse kishin ardhur. Pjesa tjetër me deputet e mazhorancës ishte përballje ligjore dhe etike”, tha Rakipllari.

Pas seancës presidenti Meta qëndroi për pak kohë tek zyra e kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi. Në Kuvend pak më parë kishte qenë dhe kryeministri, por sipas burimeve mes Metës dhe Ramës nuk ka pas asnjë shtrëngim dore.

Por gazetari Rakipllari shkoi dhe më tej teksa tha në emision se kryeministri gjatë mbledhjes së grupit parlamentar ka thënë “që duhet të bëhemi gati për zgjedhje sa më shpejt”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...