Çfarë ndodhi në Lezhë? Si u qëllua me armë 37-vjeçari

Një 37-vjeçar është plagosur ditën e djeshme në Lezhë. I plagosur është identifikuar si Ardian Kola, rreth 30 vjeç, ndërsa është lënduar në këmbë.

Ai është transportuar në spital dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Ndërkohë, policia bën me dije se ka mundur të identifikojë autorin e ngjarjes dhe po punon për kapjen e tij.

Mësohet se i plagosuri dhe autori janë konfliktuar për motive të dobëta. Autori është larguar pas konflikti dhe është rikthyer më pas i armatosur. Ai ka qëlluar në drejtim të 30-vjeçarit, i cili mbeti i plagosur në këmbën e majtë.

Njoftimi i policisë

Policia identifikon autorin e plagosjes së 37 vjeçarit

Vijon ndjekja për kapjen e tij

Rreth orës 20:16, te spitali Rajonal Lezhë është paraqitur shtetasi A.K. vjeç 37, banues në Lezhë i plagosur lehtë në këmbë dyshuar nga armë zjarri.

Në vendngjarje në qytet Lezhë, kanë mbërritur menjëherë forcat policore ku nga hetimet paraprake kanë identifikuar si autor të dyshuar shtetasin A.D. ku punohet për kapjen dhe shoqërimin e tij.

Shkak i plagosjes dyshohet një konflikt i çastit i ndodhur për motive të dobëta.

Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...