10 mijë automjete në Shqipëri mund të bien në “grackë”, zbulohet shkaku, mund të jetë edhe e juaja…

Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor njofton se duke nisur nga sot të gjitha automjetet do të kalojnë në skanerin e task-forcës së transportit rrugor.

Sipas tyre janë evidentuar rreth 10 mijë automjete të cilat qarkullojnë pa certifikatën e kontrollit teknik në bazë të analizës së të dhënave elektronike në sistemin e DPSHTRR.

“Task-forca është në terren për të kontrolluar linjat qytetëse, ndërqytetëse, transportin e udhëtarëve dhe transportin e mallrave”, thuhet në mesazh.

“Gjithashtu për të gjitha automjetet të cilat nga verifikimi në terren do të rezultojnë me probleme teknike, do të rikthehen për një kontroll të dyfishtë në kolaudim. Kjo procedurë synon minimizimin e ndotjes nga automjetet dhe rritjen e sigurisë rrugore,” bën me dije DPSHTRR.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...