Reshjet e para të dëborës mbulojnë një pjesë të …

340

Ndonëse jemi ende në muajin shtator, reshjet e dëborës për Austrinë në këtë kohë nuk janë të pazakonta. Mësohet se reshjet e borës do të vijojnë edhe përgjatë ditës së sotme, ndërsa trashësia e saj mund të shkojë deri në 60 cm.

Gazeta “In The Snow” shkruan se reshjet e borës pritet të intensifikohen gjatë fundjavës.

Sipas mediave austriake bora në lartësi të Alpeve në fund të verës dhe në fillim të vjeshtës është mjaft normale në këtë kohë të vitit, ndërsa vjet reshjet nisën në fund të gushtit dhe në fund të shtatorit.