Porosia e Ramës për ambasadorët: Asnjë fjalë për çfarë bëjë unë!

Ambasadorët e akredituar në Tiranë kanë marrë shpesh herë rolin e protagonistëve politikë duke ndërhyrë në zhvillimet politike në vend dhe duke dalë dhe mbi institucionet e zgjedhura nga shqiptarët. Në çdo ngjarje nuk mungojnë këshillat dhe orientimet e tyre, të cilat realisht që kanë qenë gjithmonë në favor të qeverisë.

Ditët e fundit është botuar raporti i OSBE/ODIHR. Dokumenti që jep vlerësimin për zgjedhjet, e cilëson 30 qershorin si procesin më skandaloz dhe pa asnjë standard. Një raport i tillë vë në pikëpyetje jo vetëm negociatat, por gjithë standardet demokratike në vend.

E megjithëse raporti është më i zi se kurrë ambasadorët që flisnin pro zgjedhjeve pa opozitë, këto ditë janë zhdukur nga ekranet dhe konferenca. Nuk thonë asnjë fjalë për qeverinë, standardet e masakruara elektorale, krimin, korrupsionin qeveritar dhe as për krizën që ka kapur për fyti vendin.

Këtë heshtje duket se e shpjegon kjo karikaturë e Bujar Kapexhiut, ku shihet Edi Rama që porosit ambasadorët: “Asnjë fjalë për gjithçka që bëjë unë”! Është një porosi që duket se e kanë zbatuar gjithë këto kohë më së miri.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...