FOTO/ Ngatërrimi i himnit në Francë-Shqipëri bën xhiron e botës, mediat e huaja pasqyrojnë ngjarjen me shumë se rezultatin

228

Shqipëria luajti sot ndeshjen e radhës kualifikues ndaj Francës. Kuqezinjtë u mundën me rezultatin e thellë 4-1. Një incident i pakëndëshëm ndodhi para fillimit të takimit, kur organizatorët e ndeshjes ngatërruar himin e Kombëtares shqiptare me atë të Andorrës.

Një gafë e organizatorëve që ka bërë xhiron e mediave më të mëdha të botës, që janë marrë kryesisht me këtë gafë sesa me fitoren e kampionëve të botës. Një hapësirë lidhur me këtë ngjarje i ka kushtuar edhe gazeta serbe “Kuriri”, që shprehet që ngatërri i himnit tërboi shqiptarët që vendosën të mos nisnin ndeshjen.

Vetëm e përditshmja spanjolle “Mundo Depertivo” shkruajti lidhur me fitoren e Francës dhe humbjen e penalltisë së Grizmann, pasi kjo gazetë është shumë pranë Barcelonës./newsport/