SHKODËR, PROCEDOHEN 6 ZYRTARË PËR PRERJE PYJESH

Policia vendore e Shkodrës ka proceduar 5 zyrtarë të drejtorive të pyjeve në Malësinë e Madhe dhe në Shkodër.

Kështu në kuadër të operacionit “Maranaj” i cili ka vijuar disa ditë më parë për parandalimin e prerjes të paligjshme të pyjeve janë proceduar shtetasit Gjovalin Gjekaj 57 vjeç, banues në fshatin Pjetroshan, Malësi e Madhe, Drejtor i Pyjores atje, shtetasi Nesti Delaj, 48 vjeç, banues në fshatin Delaj, Malësi e Madhe, Inspektor i

Inspektoriatit Shtetëror të Pyjeve në Malësi e Madhe dhe pal Gjelaj, 61 vjeç, banues në Stërbeq – Malësi e Madhe, teknik i pyjores Malësi e Madhe. Po ashtu policia bën të ditur se janë proceduar edhe shtetasi Ridvan Hasa 49 vjeç, banues në fshatin Golem, Shkodër, Teknik Pyjesh i Bashkisë Shkodër dhe Arben Lushaj 47 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë Drejtor i Shërbimit Pyjor, i Bashkisë Shkodër. Në total ka shkuar në 9 numri i të

proceduarve në gjendje të lirë duke qenë se më përpara policia vendore e Shkodrës ka proceduar edhe inspektorin tjetër të pyjeve të bashkisë Shkodër Zef Gjoni dhe 3 shtetas të tjerë të dyshuar si autor. 6 zyrtarët e proceduar sipas policisë kanë kryer krime mjedisore dhe akuzohen për “shpërdorim detyre” për shkak se në nisje të operacionit më 3 shtator

janë bllokuar rreth 30 m³ lëndë drusore e prerë në mënyrë të paligjshme. Por në fakt si qëndron e vërteta në gjithë këtë operacion, kjo edhe në bazë të fakteve. Pas kapjes së transportimit të 30 metër kub lëndë drusore e prerë në mënyrë të paligjshme kanë ardhur edhe procedimet e 6 zyrtarëve në Shkodër dhe Malësinë e Madhe. Në fakt inspektori i

pyjeve i bashkisë Shkodër Zef Gjoni por edhe Ridvan Hasa më 28 gusht gjatë një kontrolli kanë gjetur lëndë drusore që ishte prerë në Maranaj. Menjëherë është njoftuar policia e shtetit por edhe Inspektoriati Pyjor por në atë moment asnjë efektiv policie nuk ka shkuar në vendngjarje ndërsa ky është procesverbali. Një ditë më pas të njëjtën lëndë drusore e

ka konstatuar edhe Inspektoriati i Pyjeve dhe sërish policia është njoftuar por nuk ka patur asnjë veprim përsëri. Pas 4 ditësh, edhe pse janë bërë njoftimet përkatëse, e njëjta lëndë drusore është kapur nga policia duke u transportuar dhe efektivët kanë bërë përgjegjës inspektorët dhe teknikët e pyjeve edhe pse këta të fundit kanë njoftuar disa ditë më

përpara. Në këtë dokument paraqiten të gjitha rastet e paligjshme të hapjes së rrugëve dhe prerjes së pyjeve në zonat malore të bashkisë Shkodër ndërsa nuk ka asnjë të arrestuar. Nga ana tjetër janë 8 raste të tjera që ka konstatuar drejtoria e pyjeve e bashkisë Shkodër dhe janë referuar në prokurori por deri më tani që nga janari nuk ka

asnjë përgjigje për zbardhjen e tyre. I gjithë kjo shfaqje e policisë mund të lidhet edhe me akuzat që ka bërë ish-kryeministri Sali Berisha ndaj zyrtarëve të lartë të policisë së Shkodrës lidhur me prerjen e paligjshme të pyjeve dhe si një formë për t’i mohuar ato kanë ardhur këto procedime në një kohë kur inspektorët kanë njoftuar më përpara.

Nga ana tjetër ligji i moratoruimit ngarkon jo vetëm drejtoritë e pyjeve të bashkive dhe inspektoriatet rajonale por edhe policinë e shtetit për kontrollet dhe ndalimin e kundravajtësve.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...