Ermali dhe Luana po thurin plane kundër Marinës? Getoari ndërhyn dhe bën komentin ironik

Pak orë më parë gjatë kësaj të premteje, Ermal Mamaqi njoftoi se ka menduar të bëjë një shkëputje nga televizioni.

Përmes një statusi në Instagram, ai falenderonte të gjithë stafin e “Xing me Ermalin”dhe shprehej se po punohet për një sezon të ri në Tv Klan, i cili me gjasa do të nisë transmetimin në muajin janar.

Por tani Ermali ka bërë një tjetër postim që na bëri të dyshojmë! Ai shfaqet përkrah Luana Vjollcës, e cila pak kohë më parë konfirmoi se do të vijojë me emisionin në Top Channel. “Duke thurur plane! Ndoshta kundër Marinës”, shprehet Ermali.

Nuk e dimë nëse ka ndërmend të bëjë ndonjë projekt të përbashkët me moderatoren, apo thjesht po na thotë se emisioni i Luanës do të jetë në të njëjtin orar me atë të Luanës! Gjithsesi, Getoari s’mund ta linte me kaq po ka ndërhyrë menjëherë me një të qeshur të shkurtër: “Ahhah”, sikur të donte të shprehej: “Vërtet e keni!” Nuk e dimë, Marina ç’mendon pas këtij komploti?

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...