Martohet futbollisti shqiptar, nusja duket si kukull e vërtet

745

Nusja e futbollistit shqiptar ka marrë të gjithë vëmendjen me bukurinë. Bëhet fjalë për futbollistin e Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica i cili po martohet këtë muaj. Mbrëmë e fejuara e Milotit, Belkiz Kera mbajti kanagjegjin.

Ajo postoi disa foto nga festa ku shfaqej e veshur me kostum tradicional, me dimi e jelek.

Belkiz kishte veshur edhe një tjetër fustan, por këtë herë me xixa dhe dukej si princeshë. E fejuara e Milotit dukej si një kukull dhe për bukurinë e saj është komentuar shpesh në mediat kosovare.

Miloti dhe Belkiz janë fejuar në vitin 2015.